Serbia kurrë në historinë e saj nuk ka qenë agresori dhe kështu do të vazhdoj të qëndroj, ka thënë sot ministri i mbrojtjes serbe, Aleksandar Vulin gjatë vendosjes së një kurore te monumenti për luftëtarët kundër fashizmit, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
“Serbia nuk ka asnjë arsye të turpërohet me të kaluarën e saj, ne kemi qenë në anën më të mirë të botës aty ku është edhe liria. Serbia as nuk ka provokuar kurrë e as nuk ia ka nisur luftës e para, ashtu siç nuk kërkuam bombardim në vitin 1999”, ka thënë Vulin.