Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që sot të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Bëhet fjalë për kandidatët për kryetar komunash nga radhët e komunitetit serb.
“Po, sot me presidentin Vuçiq do të jenë përfaqësuesit e serbëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale në Kosovë”, ka thënë një burim i Indeksonline.
Sipas tij, asnjë përfaqësues i deputetëve të Listës Srpska s’do të jetë në takimin e caktuar për ora 13.00, në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë.

















