Rusia paguan mercenarë për të luftuar në Siri, por kjo është dredhia që u bënë atyre

E publikuar: 05/10/2017 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e presidentit paralajmëron kundër raporteve, por thotë se do të kontrollojë nëse robërit në Deir Az Zor janë shtetas rusë.

Moska zyrtare ka thënë se njoftimet e mediave duke pretenduar se dy ushtarë rusë u kapën nga ISIL në Siri “është e vështirë për të konfirmuar nëse ata janë rusë”, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Dimitri Peskov, sekretar i shtypit i presidencës ruse, tha të mërkurën se raportet duhet të shihen me kujdes por konfirmuan se autoritetet ruse po kontrollonin nëse dy robërit janë qytetarë rusë.

Deklarata e Peskov erdhi si përgjigje ndaj një video të lëshuar nga Shteti Islamik i Irakut dhe grupit të Levantit (ISIL, gjithashtu i njohur si ISIS) të martën duke treguar atë që grupi i armatosur pretendonte se ishin dy burra rusë të kapur në fshatin al-Shalo në provincën Deir Az Zor në lindje të Sirisë.

Në videon e postuar në faqen e internetit Amaq të ISIL’it, një njeri duke folur në rusisht identifikon veten si Roman Zabolotny nga rajoni Rostovskaya dhe thotë se është kapur nga ISIL’i gjatë një ofensive në një fshat, së bashku me njeriun e ulur pranë tij, të cilin ai e identifikon si Grigory Tsurkanu nga rajoni Domodedovski.

Të martën mbrëma, ministria e mbrojtjes e Rusisë tha në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve “RIA” se asnjë prej personelit ushtarak të saj të vendosur në Siri nuk ishte kapur.

Sipas raporteve të medias ruse, Zabolotny është anëtar i një grupi kozakësh të quajtur Aksayska yurta. Organizatat kozako janë formacione paraushtarake nacionaliste dhe rregullohen me një ligj të veçantë në Rusi.

Në gusht të vitit 2016, media ruse RBK njoftoi se përdorimi i mercenarëve të Ëagner i kishte kushtuar Rusisë deri në 170 milion dollarë që nga tetori i vitit 2015.

Maria Okuneva, një zëdhënëse e ministrisë së mbrojtjes, i tha “Al Jazeera”-s se ajo nuk mund të komentonte nëse Zabolotny dhe Tsurkanu i takojnë personelit ushtarak rus.

Mercenarë rusë?

Sipas Ruslan Leviev, një studiues ushtarak me bazë në Moskë me Ekipin e Inteligjencës së Konfliktit, të dy burrat ka të ngjarë të jenë mercenarë rusë të cilët u dërguan për të luftuar në Deir Az Zor.

Ai i tha “Al Jazeera”-s se Rusia – mbështetëse e forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad – përdor mercenarë, të cilët janë kryesisht shtetas rusë, në vijën e frontit të luftës së Sirisë. Duke i vendosur ata në beteja të rënda.

Vdekjet e mercenarëve nuk janë raportuar zyrtarisht, por sipas Levievit, ato mund të jenë me qindra gjë që Moska zyrtare nuk i raporton numrin e tyre.