Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm dy ditë pas hapjes së lotarisë

E publikuar: 05/10/2017 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një postim informativ në lidhje me Lotarinë Amerikane, aplikimet për të cilën janë hapur prej dy ditësh.

Në postim tregohet një karikaturë e një zonje dhe një qeni duke i rënë kokës, kur marrin vesh që një person ka aplikuar dy herë për Lotarinë Amerikane brenda vitit.

Kjo gjë është e ndaluar duke çuar kështu në penalizimin automatik të personit.