Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve sot të refuzojnë çdo kërkesë nga administrata për dokumente, çertifikata personale, çertifikata pensione, vërtetim etj. sepse nuk është më detyrë e tyre, por e shtetit që t’i sigurojë vetë on-line nëpërmjet portalit e-Albania.
Në një konferencë shtypi, Rama deklaroi sot se qeveria po synon uljen e burokracisë për qytetarët dhe pakësimin e mundësive për abuzim nga zyrat e shtetit: “Vetëm vërtetimet nga Drejtoria e pPërgjithshme e tatimeve janë 275 702 rrugëtime, janë 275 702 radha, janë 275 702 raste për abuzime,” tha Kryeministri.
Pyetje nga gazetarët: Po për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe apo kopësht?
Rama: Jo, nuk ka punë qytetari. E ka nevojë shteti ta vërtetojë, le ta vërtetojë shteti, e ka në sistem. Jo të vejë qytetari të mbajë radhë.

















