Një person derisa ishte duke drejtuar veturën në Skenderaj, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër e cila ishte në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerët në veturën e viktimës, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.