Takohet Këshilli për Zbatimin e Strategjisë për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile

E publikuar: 05/10/2017 08:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim dhe përkrahje me Platformën CiviKos, organizojnë takimin e Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile.

Qëllimi i takimit është vlerësimi i progresit dhe sfidave në proces të zbatimit të Strategjisë Qeveritare dhe Planit të Veprimit për bashkëpunim me shoqërinë civile.

Për ta treguar përkushtimin, përkrahjen dhe gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi, në takim do të jetë prezent z. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës.