
Autoriteti Rregullator Bërthamor i Japonisë dha një miratim paraprak për riaktivizimin e dy reaktorëve bërthamorë që u mbyllën pas katastrofës së Fukushimës në vitin 2011.
Autoriteti u shpeh njëzëri se të dy reaktorët në uzinën bërthamore Kashiwazaki-Kawiva përmbushin standardet e reja të sigurisë të vendosura pas ngjarjes në Fukushima.
Uzina, e cila ndodhet në prefekturën e Nigatës, është një nga më të mëdhatë bërthamore në botë dhe më e madhja në Japoni.
Në marsin e 2011-s një tërmet prej 9 ballësh shkaktoi një cunami të fuqishëm që vrau 20 mijë persona. Si pasojë u shkatërruan të tre reaktorët bërthamorë të Fukushimës në Japoninë verilindore. Kjo ishte kriza më të madhe bërthamore në botë që nga fatkeqësia e Çernobilit në 1986.
Katastrofa në Fukushima çoi në mbylljen e të gjitha centraleve bërthamore në Japoni dhe për rihapjen e tyre ka polemika të ashpra publike.
Por kryeministri Shinzo Abe po nxit rikthimin gradual tek energjia bërthamore.

















