Dogana i shet drutë (Dokument)

E publikuar: 04/10/2017 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tash kur dimri po ofrohet, kërkesat për shitje të drurëve janë rritur.

Përveç shitësve që nëpër rrugë dalin shesin dru, një institucion i Kosovës online i ka qitur në shitje drutë, shkruan Indeksonline.

Është kjo Dogana e Kosovës e cila ka ofruar dru për shitje nëpërmjet procedurës së ftesës për ofertë.

E çmimi i tyre total është 676 euro për 33.80 m3 dru.

Kjo procedurë e shitjes është e rregulluar me Udhëzimin e Brendshëm Administrativ (Nr. UA 33/2016 mbi Trajtimin dhe administrimin e mallrave të ndaluara dhe të konfiskuara).