Një person i dehur në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, ka sulmuar viktimën mashkull me sëpatë e më pas ia ka dëmtuar edhe veturën. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
Rr. “Besnik Lajqi”, Pejë 03.10.2017-03:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet të mprehtë-sëpatë viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe po ashtu i ka dëmtuar edhe veturën. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar sëpatën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

















