Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë marrëveshjen nga e cila Kosova përfiton mbi 71 milionë euro, por ka një porosi për Haradinajn.
Në emër të LVV’së gjatë seancës së Kuvendit e cila po mbahet për miratimin e kësaj marrëveshjeje ka folur deputeti, Dardan Sejdiu.
“VV do të votojë për miratimin e ratifikimit marrëveshjen IPA. Kryeministri sot për një marrëveshje kaq të rëndësishme nuk është prezent. Besoj që kjo marrëveshje mund të ndihmojë jo vetëm në temat që janë paraqitë nga përfaqësuesja e Komisionit por edhe ministrja. Mendoj se komunat duhet të jenë thithëset më të mëdha të këtyre fondeve”, ka thënë Sejdiu.


















