Muharrem Nitaj emërohet Zëvendësministër i Arsimit

E publikuar: 04/10/2017 09:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është emëruar Zëvendësministër i Arsimit.

Lajmin e konfirmoi vetë Nitaj për Indeksonline.

Ai tha se tashmë ka marrë detyrën dhe shumë shpejtë do të fillojë me punën.

“Po, mundem me e konfirmu. Jam emëruar Zëvendësministër i Arsimit”, tha shkurt Nitaj.

Nitaj deri më tani mbante postin e zëdhënësit të AAK-së.