Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfurzionin e Gjakut, sot organizon dhurimin vullnetar të gjakut.
Ky aksion humanitar behet për hir të 60 vjetorit të themelimit të Kompanisë “Pastrimi”.
Stafi i Kompanisë, nga shtatë njësitë operuese ku kryejmë shërbim, në mënyrë vullnetare do t’i përgjigjen kësaj nisme humanitare në ndihme të sëmurëve që kanë nevojë për gjak.
Ky aksion human do të vazhdojë edhe në të ardhmen në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e gjakut.


















