Imami nga fshati Bresanë, Kasam Muhameti, pohon se i ka gjetur 50 euro para derës së shtëpisë së tij.
Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar që personi të cilit i kanë humbur këto para të paraqitet para shtëpisë së tij dhe t’i marrë këto të holla.
Kështu shkruan Kasam Muhameti në Facebook:
LAJMËRIM!
Sonte në mbrëmje: 03.10.2017, rreth orës 19.30, para derës së shtëpisë sime i kam gjetur 50E. Prandaj, atij që i kanë humbur mund të më paraqitet dhe të vijë e t’i merrë.
Kasam Muhameti
Bresanë



















