Facebook: 10 milion njerëz kanë parë reklamat e financuara nga Rusia

E publikuar: 03/10/2017 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën 10 milion njerëz në SHBA kanë parë reklamet politike në rrjetin social të blera nga Rusia gjatë periudhës së zgjedhjeve presidenciale Facebook ditën e Hëne.

Kjo është hera e parë që Facebook jep shifra të tilla pasi se të paktën 3,000 reklama janë blerë nga Rusia të cilat përmbanin mesazhet politike përçarëse.

Rrjeti social shtoi më tutje se 44% e tyre janë parë përpara zgjedhjeve në Nëntor të 2016-ës, ndërsa 56% pas tyre.

Reklamat kanë acaruar më tej marrëdhënies mes SHBA dhe Rusisë. Moska zyrtare ka mohuar përfshirjen në një fushatë të tillë.

Facebook tha se do të punësonte 1,000 persona për të mbikëqyrur reklamat pas kësaj ngjarjeje.

Për 99% të reklamave janë shpenzuar më pak se 1,000 dollar. Në total kjo fushatë ka kushtuar 100,000 dollar tha kompania.

Së bashku me Google dhe Twitter, rrjeti social është duke hetuar forma tjera të përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet Amerikane.

Me 5 milion reklamues në mbarë botën, nuk është aspak e lehtë për rrjetin social të imponojë rreptësish të gjitha politikat e përdorimit të shërbimit. /PCWorld Albanian