Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson, do ta vizitojë Kosovën më 4 dhe 5 tetor, për të lansuar Programin për Reforma Ekonomike dhe për tu takuar me përfaqësuesit e qeverisë, liderët politik dhe akterë tjerë
Danielsson, nesër do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, shkruan Express.
Kryeministri Haradinaj, bashkë me Drejtorin Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson, në orët e para të pasdites pritet që të deklarohen për media.
Tutje, Christian Danielsson, nesër gjatë ditës do të ketë takime edhe me ministra të tjerë të Qeverisë Haradinaj si dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë.


















