Konjufca-Haradinajt: Po e mbronë Rikallon për pushtet

E publikuar: 03/10/2017 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca u është drejtuar deputetëve të cilët janë shprehur se çështja e ministrit Nenad Rikallo nuk duhet të diskutohet në Kuvend, por në gjykata.

Konjufca ka thënë se Kosova është Republikë Parlamentare dhe meqë llogarinë Qeveria e jep në Kuvend, aty duhet të debatohet për Rikallon.

“Edhe mos të kish qenë zoti Rikallo pjesë e Qeverisë, veç njeri i thjeshtë të kish qenë, ish dashur të mbajmë debat e lëre më se është ministër në Qeveri. Kjo nuk diskutohet në Gjykatë, kjo diskutohet në Parlament të Republikës, se këtu i jep llogaritë Qeveria. Ata në Dardani nuk kanë thënë 21 ministra të Qeverisë Haradinaj kanë problem me këtë punë,por kanë thënë për 1 dhe ai është Rikallo. Në Prokurori këto familje i kanë çu edhepse është larg në Hajvali, ata nuk kanë pritu Shkumbin me shku, i kanë deponuar Shkumbin e Prokuroria nuk është marrë me këtë çështje”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Konjufca ka shtuar se Qeveria Haradinaj nuk po e mbron Rikallon nga dëshira, por nga frika për pushtet.

Lidhur me këtë, kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur Konjufcës duke thënë se është herët me paragjyku se dikush po e mbronë dikë.

“Është paragjykim me thënë se po e mbrojmë dikë, kushdo qoftë. Unë kam qenë në proces gjyqësor dhe kam pasur dëshmitarë të rrejshëm edhe të kombësive tjera. Mendoj se Qeveria sot jo vetëm që e ka respektuar kërkesën për interpelacë por është e gatshme ta respektojë çdo obligim si për këtë temë, edhe për tjera”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.