Haradinaj:Nuk ka dëshmi që Rikallo ka kryer krime lufte

E publikuar: 03/10/2017 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lexuar para deputetëve përgjigjet e mekanizmave të drejtësisë në vend lidhur me informatat që ai ka kërkuar për Nenad Rikalon.

Ai ka sqaruar se asnjë nga mekanizmat nuk ka dhënë informatë se kanë ndonjë provë për Rikalon, raporton Indeksonline.

Më poshtë gjeni fjalën e Haradinajt:

Si kryeministër kam kërkuar informacione zyrtare nga mekanizmat përgjegjës dhe kam marrë këtë përgjigje:

Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë: Nuk ka raste të raportuara në sistemin informative të PK-së

Prokuroria Speciale: Sot iu informojmë se në databazën nuk kemi asnjë informatë që ka të bëjë me personin Nenad Rikalo

AKI: Kur ka të dhëna të karakterit të tillë ….AKI nuk ka dorëzuar ndonjë informatë në Prokurorinë e Shtetit të raportuar në media për personin Nenad Rikalo

KMDLNJ: Nuk ka dëshmi deklaratë a provë që inkriminon Nenad Rikalon në periudhën 1998-1999.

Reagimi im ka qenë obligim dhe kur janë dalë lajmet shqetësuese që një pjesëtar i kabinetit mund të ketë kryer këto vepra, kam kryer detyrën zyrtare dhe kam kërkuar informata te mekanizmat e vendit,. Në përputhje me këto të gjetura, gjendja është kështu si jemi sot. Si e tillë kjo gjendje nuk është krijyuar nga unë, por është e sistemit tonë që konfirmoi ashtu.