Zgjidhet me votë unanime kryetari i Gjykatës Kushtetuese

E publikuar: 03/10/2017 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjyqtarët e kushtetueses kanë votuar në mënyrë unanime dhe kanë vendisur që në krye të këtij organi të rizgjidhet edhe një herë Bashkim Dedja, duke mbajtur këtë post për të tretin mandat rradhazi.

Kush është Bashkim Dedja?

dedja është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1993. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas deri në vitin1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Prej vitit 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës.

Aktualisht, është pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë së UT në të drejtën penale dhe në Shkollën e Magjistraturës në lëndën “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor” si dhe është ekspert i trajnimit vazhdues. Ka bashkëpunuar në disa grupe pune për hartimin e Kodit të Punës si dhe përmirësimin kodeve të Procedurës civile dhe penale. Prej dhjetorit 2007 e në vazhdim është anëtar i Komisionit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë.

Në muajin maj të vitit 2010 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i këtij viti është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Në muajin tetor të vitit 2013 riemërohet Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në tetor të këtij viti rizgjidhet për herë të tretë.