Jo pak njerëz që e dëgjuan dje gjuhën e ashpër të ambasadorit Donald Lu, pyeten veten me habi se çfarë po ndodhte…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka pësuar ndryshime sa i takon përfaqësimit diplomat në Europë. Pak ditë më parë DASH, emëroi Wess Mitchell si Asistent Sekretar i Shtetit për Europën dhe Euroazinë (në vend të Victoria Neuland) dhe Jonathan Moore Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Europën.
Dhe pikërisht tek këto ndryshime duket se vjen edhe përgjigja për ndryshimin e kursit që Donald Lu ka mbajtur sa i takon situatës në Shqipëri sidomos dy vitet e fundit. Por jo vetëm. Burime konfidenciale të SYRI.net bëjnë me dije se muaji Tetor do të jetë një muaj zhvillimesh politike të forta në Shqipëri.
Sipas po të njëjtave burime, thuhet se Uashingtoni pritet të publikojë gjatë këtij muaji, pjesë të dy dosjeve mjaft të forta të cilët kanë si objektiv të tyre, dy ministra aktual të Qeverisë ‘Rama2’. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse Edi Rama ka udhëtuar dje me urgjencë drejt SHBA-së, por kjo mbetet ende për tu konfirmuar.
Ajo që besohet se do të ndodhë gjatë tetorit, është se dy ministra të kabinetit Rama2, do të largohen nga qeveria me ose pa dorëheqje, modalitetet mbeten ende për tu definuar. Kjo sa i takon Edi Ramës. Por sërish mbeten pikëpyetje se përse Donald Lu ka ndryshuar qëndrim në raport me qeverinë, dhe këtë e ka bërë qartazi në dy daljet e tij më të fundit.
Në të parën gjatë një takimi me të rinjtë e Rrëshenit, ambasadori amerikan u tha atyre se “ju keni në dorë ta rrëzoni qeverinë tuaj”. Ndërsa deklaratat e djeshme shkuan akoma dhe më tej ku përveç fakti që Shqipëria zotërohet nga 4 familje mafioze dhe 20 grupe të strukturuara kriminale, fakti që ato janë fuqizuar kaq është ka të bëjë me lidhjet e tyre të forta me politikën dhe emrat nuk munguan. Po çfarë ndodhi që Donald Lu vendosi të flasë, ndërsa për gati 2 vjet nuk e pa që vendi u mbulua nga hashashi?
Teoritë janë 2.
E para është se me ndryshimin e linjës politike në Uashington, Donald Lu duket se po përshtat pozitat e tij me ato që kërkon Departamenti Amerikan i Shtetit. Ambasadori Lu duket se është informuar për linjën që do të mbajnë eprorët e tij të ri dhe tashmë, dhe për këtë ka vendosur të flasë vetë i pari për të mos heshtur si në rastin e hashashit. Përndryshe, ai do të rrezikonte fatin e paraardhësit të tij Aleksandër Arvizu, që u përjashtua një herë e mirë nga shërbimi diplomatik amerikan.
Ndërkohë ka edhe një version tjetër. Reagimi i Donald Lu mund të jetë edhe një paralajmërim për Edi Ramën që të marrë masat sa më parë dhe të shpëtojë ç’të mundet nga “uragani” që po vjen nga Uashingtoni.
Ajo që i duhet Ramës të bëjë në këtë rast është largojë sa më parë me “dorëheqje” 2 ministrat e kabinetit aktual, dosjet e të cilëve do të plasin sëshpejti. Kjo shpjegon edhe udhëtimin misterioz dhe urgjent të një ditë më parë të Edi Ramës në SHBA. Në të dyja rastet duket se Donald Lu është i vonuar në reagimin e tij, ndërsa sa për Edi Ramën… ai realisht nuk ka parë akoma asgjë.


















