Daçiq: Prishtina s` është e sigurtë se ka mbështetjen për UNESCO

E publikuar: 03/10/2017 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Prishtina nuk ka paraqitur kërkesë për pranimin e Kosovës në UNESCO, sepse ata nuk janë të sigurt se kanë mbështetje të mjaftueshme.

“Ata e interpretojnë këtë asisoj për të qenë në gjendje të paraqesin një kërkesë në Konferencën e Përgjithshme, sepse herën e fundit kërkesa e tyre u miratua nga Këshilli Ekzekutiv, le ta provojnë, unë nuk e provokoj askënd”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë.