Haradinaj përgjigjet për vizat: Pres lajm të mirë, nëse është e paarritur kërkojë edhe falje

E publikuar: 03/10/2017 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj i ka parashtruar një pyetje parlamentare të parit të vendit, Ramush Haradinaj lidhur me liberalizmin e vizave.

Ai ka pyetur atë se a është vërtetë i mundur liberalizimi brenda 3 muajve dhe a do të ishte në gjendje të kërkonte falje në rast se nuk bëhet një gjë e tillë.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj ka cilësuar se janë në proces të punëve lidhur me liberalizimin si dhe janë duke u bërë të gjitha përgatitjet.

“Kam marrë edhe një shkrim lidhur me këtë pyetje dhe kështu është gjendja. Kufiri është në Çakorr dhe Kullë, është dhe do të mbetet. Është temë që Kosova e dinë, duhet një Komision i ri t’i kryejë procedurat që i takojnë të vërtetoj. Liberalizimi i vizave është temë që është ndërlidhë përpos reformave në rend dhe ligj në qasjen e korrupsionit, dhe ato administrative në MSA-që janë nxjerrë në agjendën reformuese evropiane ka 22 veprime. Ne mund të jemi më vonë me demarkacionin, pra mund të vonohemi për shkak se Kosova si ka versionet e tashmë. Kjo temë mund të çalojë por është në proces, është operacionale që ende në afat të tillë kohor  pritet të vijë përgjigja për liberalizimin. Kemi bërë përpjekje që në këtë kohë puna të fillojë edhe nga ne edhe nga agjencia evropiane dhe nga Kosova e Ministrja Integrimeve, punë këto të cilat janë intensive dhe  në zbatim.Po përdorim formulën e zbatimit të tyre.Nëse duhet të kërkohet falje për një të paarritur edhe e bëjë por ende mbaj shpresë që do marrim lajmin e duhur”,ka thënë kryeministri Haradinaj./Indeksonline/