Seanca e Kuvendit, Kryeministri Haradinaj, interpelancë për Rikallon (Live)

E publikuar: 03/10/2017 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku i pari i Kuvendit Kadri Veseli ka thirrur për një minutë heshtje për viktimat e sulmit të djeshëm në Las Vegas të Amerikës si dhe për albanologun kanadez, Robert Elsie, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë këto janë pikat e rendit të ditës për seancën e sotme:

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.