Stephen Paddock, ‘pasaniku’ që masakroi Las Vegasin nga dhoma e hotelit

E publikuar: 03/10/2017 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi që vrau 58 persona në Las Vegas dhe plagosi më shumë se 400 të tjerë duket se ishte një pasanik në pension, që jetonte në një komunitet të shkretë, raporton “BBC”

Stephen Paddock mesa duket ishte një ish-kontabilist i pasur. 64-vjeçari nga Nevada, kishte licencë për pilot dhe si dhe një tjetër për gjueti.

Mësohet gjithashtu se ai nuk kishte asnjë dosje penale, thanë autoritetet.
Por një ish-fqinj tha se i dyshuari ishte një njeri mjaft i “i çuditshëm”, shkruan syri.net. Kishte arsye për të besuar se Paddock kishte probleme të rënda psikologjike, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’.

Ai me sa duket ishte gjtihashtu menaxheri i kompleksi apartamentesh

Paddock doli në ballkonin e dhomës së tij në kazinonë “Mandalay Bay” në Las Vegas dhe shtiu me breshëri plumbash ndaj një turme që po ndiqte një koncert aty pranë.
Policia e Las Vegasit tha se Stephen Paddock u gjet i vdekur, para se forcat speciale të hynin në dhomën e tij në katin e 32-të kazinosë, që ndodhet përgjatë rrugës se koncertit.

Mësohet se policët kanë hedhur në erë derën e dhomës se tij të holet për të hyrë brenda.

Eric Paddock, vëllai i tij tha për “ Daily Mail” se nuk kishte “absolutisht asnjë indikacion se ai mund të bënte diçka të tillë.

“Ai nuk kishte përkatësi politike, as lidhje fetare”, tha Eric Paddock. “Ngushëllimet tona shkojnë për viktimat dhe të gjitha familjet e tyre”.

Ngjarja e rëndë është shndërruar kështu në te shtënat më vdekjeprurëse në historinë amerikane.