Një histori sa e rrallë, aq edhe prekëse është kjo e një çifti shqiptar.
Miranda dhe Përparim Ago mësojnë “live” pas 35 vjetësh se djali i tyre nuk ka vdekur në maternitet, siç u kishin thënë fillimisht në rrethana krejt misterioze, por jeton dhe sot është një burrë, i cili ka krijuar familjen e tij dhe jeton në Greqi.
Rasti është bërë i ditur në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24.
Ata kanë rigjetur djalin e tyre të cilin e kishin pagëzuar me emrin ergert, ndërsa prindërit e tij birësues e thërrisnin Artan.
Në një lidhje telefonike ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar lotët dhe emocionet e prindërve biologjik të 35-vjecarit.
Nëna, Miranda: Uroj të kalojë jetë të lumtur me familjen e tij. Dua të vijë dita ta takoj sa më shpejt
Babai-Përparimi: Gëzohem që është mirë, uroj të kalojë mirë me djemtë e tij.
Artani: I falenderoj prindërit e mi që më kanë kërkuar.



















