New York-u të dielën ka dhuruar “spektakël” me shembjen e kontrolluar të një ure gati 80 vite e vjetër, të cilën do ta zëvendësoj një e re që pritet të ndërtohet deri në vitin 2020.
Demolimi i saj është kryer nga ekspertë të cilët me eksploziv shemben urën që lidhte Brooklyn me Queens, dhe që ishte ndërtuar 78 vite më parë, transmeton Telegrafi.
Mijëra qytetarë amerikanë ishin mbledhur për ta shikuar momentin e demolimit të kësaj ure, që brenda pak sekondave u zhduk sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.
Guvernatori Cuomo kishte numëruar sekondat, dhe më pas kishte shtypur butonin që aktivizonte eksplozivët për ta shembur urën e vjetër. /Telegrafi/