Grafite në gjithë Vojvodinën: Vojvodina = Katalonija

E publikuar: 02/10/2017 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në shumë qytete të Vojvodinës kanë gdhirë grafitet “Vojvodina = Katalonija”, transmeton Koha.net.

Grafitet janë vërejtur në Novi Sad, Zrenjanin, Baçka Topolla, Suboticë, Sentë, Kikindë etj.

Në grafitet e shkruar me sprej të zi, është vizatuar edhe flamuri i i Katalonjës.

e tilla, sipas b92, i ka shkruar organizata “Mlada Vojvodina” (Vojvodina e Re).

Dje në Barcelonë kishte qëndruar kryetari i Partisë liberale të Vojvodinës Nenad Çanak për të parë nga afër zhvillimin e referendumit në Katalonjë.

“Ky është test i madh për demokracinë”, ka thënë ai duke iu referuar referendumit për pavarësi në Katalonjë.