Demaliaj: Vetëvendosja e ka CD-në e njëjtë në kokë

E publikuar: 02/10/2017 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shkumbin Demaliaj ka shpërthyer në Kuvend duke akuzuar partitë opozitare sidomos Lëvizjen Vetëvendosje se po i shkelin parimet e tyre.

Ai u ka thënë atyre se krejt partia e kanë mundur kryetarin e Vetëvendosjes Visar Ymeri.

Demaliaj duke iu drejtuar deputetit Albin Kurti i tha se ata janë të gjithë njëjtë mendojnë.

“Ju keni CD-në e njëjtë në kokë”, u tha Demaliaj deputetëve të VV-së duke shtuar se “nuk janë alienë”.

Demaliaj tha se më 22 tetor AAK dhe partnerët e koalicionit do t’i fitojnë shumicën e komunave ndërsa VV-ja, nuk do të fitojë asnjë komunë.