Veseli: Keni me u ngi SHIK pasi Kuvendi do i shkojë deri në fund çdo teme

E publikuar: 02/10/2017 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetar i Parlamentit të Kosovës, njërësh I pari i PDK-së, Kadri Veseli ak vazhduar diskutimin e tij me deputeti nga radhët e LDK-së, ish përfaqësues i Shoqërisë Civile, Driton Selmanajn.

Gjatë diskutimit të tij, Veseli ka theksuar se do të “ngrihen” SHIK, pasi që puna e këtij Kuvendit do të shkojë deri në fund.

“E keni marrë zanat ShIK-u, do të ngiheni ShIK, do të shkojmë deri në fund në këtë mandat, edhe me komisionin hetues dhe media në mënyrë transparente, veç atëherë mos bëj ciu-ciu me u tërheq, qëndro deri në fund, mos manipulo me plagët e njerëzve dhe hajni sepse njëri nga ta je ti, shko padit ku të duash se je shpifës, i pa sjellshëm dhe pa dinjitet”,ka thënë Veseli në drejtim të Selmanajt, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar me diskutim nga deputetët të cilën gjenden në sallë./Indeksonline/