Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është i parti që ka hyrë në sallën e Kuvendit ku pas pak pritet të vazhdoi seanca e jashtëzakonshme e lënë në gjysmë që nga data 10 shtator e që ka të bëjë për programin qeveritar, raporton Indeksonline.
Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e fundit ka vendosur që të hënën, më 2 tetor, në orën 10:00, do të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, ndërsa një ditë, më pas, do të mbahet seancë e re.


















