Isco i shënon Espanyolit pas asistimit nga Ronaldo (Video)

E publikuar: 02/10/2017 08:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Espanyolit me rezultat 1-0.

Goli erdhi nga Isco në minutën e 30-të të takimit.

Spanjolli shënoi në zonë pas asistimit të bukur nga Cristiano Ronaldo.

Me këtë rast portugezi ka kompletuar 200 asistime në karrierë për klubet dhe përfaqësuesen: 112 me Real Madridin, 54 me Man Utd, 27 me Portugalinë dhe shtatë me Sportingun e Lisbonës. /Telegrafi/