Një breshkë gjigante është transportuar me buldozer në një kamion, pasi ujërat e nxorën në breg të detit spanjoll të ngordhur.
Breshka e cila mund të rritet mbi dy metra është zbuluar në Calella afër Barcelonës, transmeton Telegrafi.
Videoja e publikuar më poshtë tregon më së miri për madhësinë dhe peshën e kësaj breshke, të cilën është dashur ta vendosin në rimorkio të kamionit me buldozer.
Konsiderohet si njëra nga breshkat më të rralla në botë por që udhëton shumë nëpër ujëra, pasi që ato lundrojnë nga Atlantiku e deri në Oqeanin Paqësor.
Pesha e një breshke të këtij lloji sillet nga 270 deri në 700 kilogramë dhe rritet nga 1.5 metra deri në 2.5. /Telegrafi/