Erjon Kastrati fiton superkupën e Sllovenisë (Foto)

E publikuar: 29/09/2017 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Erjon Kastrati ka fituar edhe një trofe në shtetin slloven.

Reprezentuesi i Kosovës ka fituar Superkupën e basketbollit të Sllovenisë me K.K. Olimpijan.

Kjo e fundit triumfoi me rezultat të thellë 94-76 kundër skuadrës së Krkas.

Prizrenasi ishte njëri prej lojtarëve më të mirë te skuadra duke realizuar 14 pikë dhe kishte katër kërcime.

Ndryshe, basketbollistin do ta shohim me fanellën e Kosovës në kualifikimet për kampionatin e Botës. /Telegrafi/