Tashmë është bërë e ditur për incidentin që ndodhi në një emision të Klan Kosovës, në mes të deputetit Frashër Krasniqit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetit të Nisma-s Milaim Zekës.
Menjëherë pas incidentit kanë shpërthyer edhe komentet e qytetarëve. Dikush i doli në mbrojtje njërit e dikush tjetrit. Mirepo reagimi i analistit politik, Imer Mushkolaj ishte më ndryshe, shkruan Infokusi.com
Ai në një status në Facebook ka shkruar:
“Studioja në formë ringu e Klan Kosovës veç sonte e mori kuptimin e vërtetë”.
Siç duket Mushkolaj më mirë se kurrë e kishte kapur momentin. Studio ku mbahej emisioni vërtetë ngjasonte me arenën ku mbahen ringjet e boksit.



















