SHBA do të tërheqë shumicën e stafit të saj nga ambasada në Kubë pasi ata pësuan “sulme”, raportojnë mediat amerikane.
SHBA pritet të tërheqë rreth 60% të stafit të ambasadës së saj si përgjigje për sulmet ndaj diplomatëve.
Kështu kanë deklaruar zyrtarë të lartë të paidentifikuar.
SHBA po paralajmëron gjithashtu shtetasit e saj që të mos vizitojnë vendin, pas disa sulmeve që kanë ndodhur në hotele, thonë burimet.