Kryeministri Haradinaj priti sot stafin e “Zërit të Amerikës”

E publikuar: 29/09/2017 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim stafin e “Zërit të Amerikës” (VOA) prirë nga drejtoresha Amanda Bennett, me të cilët bisedoi rreth këtij mediumi të fuqishëm ndërkombëtar, me fokus në impaktin tek bota shqiptare e veçanërisht për përcjelljen e zhvillimeve në Kosovë në tre dekadat e fundit.

Drejtoresha e “Zërit të Amerikës”, Amanda Bennett foli për interesimin e këtij mediumi për Kosovën, për zhvillimet në të gjitha etapat e historisë së saj të re, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kryeministri Haradinaj evokoi shumë kujtime që ndërlidhen me raportin e shqiptarëve të Kosovës me këtë medium, transmeton lajmi.net.

Në delegacion ishin edhe Elez Biberaj, Drejtor i Divizionit Euro-Azi në “Zërin e Amerikës”, Arben Xhixho, shef i shërbimit shqip, si dhe korrespodentët nga Prishtina, Besim Abazi dhe Leonat Shehu.