Baton Haxhiu fyen muslimanët

E publikuar: 29/09/2017 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke degjuar analizen e debatit me kandidatët e Komunes se Kaçanikut, fatkeqesisht, ne vend qe te analizoheshin çeshtje shume me primare me te cilat ballafaqohen qytetarët e Kaçanikut, drejtuesi i emisionit, gazetari tendencioz, Baton Haxhiu, i dha theks me te madh xhihadizmit duke e stermadhuar kete çeshtje pa pike informacioni.

Madje, ne nje rast ai tha, citoj: “Njerezit shkojne ne xhami me degju perralla”.

Kjo, perveç qe eshte fyerje, eshte edhe manipulim eklatant me publikun, duke keqperdor mediumin e tij, te cilin e drejton.

Duhet te riktheksohet edhe njehere se padrejtesisht Kaçanikut i eshte vendos etiketa e prodhuesit te xhihadisteve.

Shihet se as Batoni as pjesemarresit ne analize nuk kane haber me realitetin ne Kaçanik, zakonisht analizat dhe opionionet e tyre i kane ndertuar mbi bazen e raportimeve te stermadhuara per kete fenomen.

Secilit prej ketyre analisteve, duke perfshi edhe Baton Haxhiun, ju baj thirrje qe te vizitojne Kaçanikun, une do te jem nikoqir i tyre dhe bashkerisht te shohim sa ka te verteta ne ate qe raportohet pa kontroll.

Nuk po them qe Kaçaniku nuk ka qene i hapur ndaj ketij fenomeni qe eshte nacional, por jo ne ate mase siç i kane “kontribuar” shume media per me njollos emrin e Kaçanikut, sepse zakonisht ne raste te tilla, kerkohet nje viktime, e ne kete rast “fatin” e kishte Kaçaniku.

Ndaj deklarates se Haxhiut duhet te reagoje insttucioni i Bashkesise Islame dhe t’i jepet verejtje publike deri ne kerkimfalje nga ana e tij.

Shkëlqim Ajdini, gazetar