Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli pas takimit me shefen e BE-së, Federica Mogehrini ka thënë vlerësimi i përbashkët ka qenë se liberalizimi i vizave për Kosovës është hapi vendimtar që duhet kryer tani.
Ai në një postim në facebook pas përfundimit të takimit ka thënë se është diskutuar edhe për fazën e re të dialogut me Serbinë dhe perspektiven e përgjithësime europiane.
“Përfundova vizitën time në Bruksel me takimin shumë pozitiv dhe shpresëdhënës me numrin një të diplomacisë së Bashkimit Europian, znj. Federica Mogherini. Ajo ndau vlerësimin tim se “liberalizimi i vizave është hapi vendimtar, që duhet kryer tani sepse ndikon fuqishëm në perspektivën e të rinjëve kosovarë, që janë të edukuar mirë, me mendje të hapur dhe për një Kosovë me frymë të re evropiane”. Diskutuam edhe për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë; perspektivën e përgjithshme evropiane; përmbushjen e agjendës evropiane, bashkëpunimin rajonal si ai i Procesit të Berlinit dhe tema të tjera”, ka shkruar Pacolli.
Pacolli gjatë vizitës zyrtare në Bruksel ka zhvilluar edhe takime të tjera me përfaqësues të lartë të BE-së.


















