Policia e Kosovës ka njoftuar se një çerdhe në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një çerdhe e fëmijëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport policor.


















