Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur orët e para të së premtes në qendër të qytetit verior të Shkodrës.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 01:40 në lagjen “Vasil Shanto”, tek ish “5 Herojtë” në derën e dyqanit të Abdyl Dërgutit ka patur një shpërthim me lëndë plasëse.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake rezulton se ishte vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi ka vetem dëme materiale.
Policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Dyshimet paraprake janë se pronari i dyqanit ka konflikt për pronësinë e dyqanit me kusherinjtë e tij.



















