Moti mbi vendin tonë

E publikuar: 29/09/2017 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbi vendin tonë gjate ditës së sotme do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do ti mbajë vlerat e normales me tendencë të uljes.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.