Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar pasi për dy javë rresht ka përndjekur një të mitur dhe më pas gjatë momentit të arrestimit ka goditur një punonjës policie dhe i është gjetur drogë gjatë kontrollit nga policia.
I arrestuari është Klauden Muçogllava, 26 vjeç, banues në Tiranë, dhe akuzohet se ka përndjekur për dy javë rresht 16-vjeçaren me iniciale G.M.
Më pas gjatë aksionit për arrestimin e tij, ai ka kundërshtuar policinë dhe ka goditur efektivin A.T.
Gjatë kontrollit të policisë, të riut i është gjetur dhe një sasi lëndësh narkotike Cannabis Sattiva.


















