Zëvendeskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Begjet Pacolli sot do të takohet me përfaqësuesen e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Pacolli dje ka takuar komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, kryesuesin e Delegacionit për Kosovë në Parlamentin Evropian, Tonino Piculla dhe raportuesin në hije për Kosovën, Antonio Panzeri, si dhe raportuesen për Liberalizimin e Vizave për Kosovë, Tanja Fajon.
Ai pas takimit me Fajon ka thënë se brenda një kohe të shkurtër qytetarët e Kosovës më në fund do të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen. Është e padrejtë dhe jo fer, që jemi të vetmit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk e gëzojnë këtë të drejtë dhe mbahen për kohë kaq shumë të gjatë të izoluar.


















