Pacolli në Selinë e NATO’s në kapacitet privat, kjo aleancë nuk e njeh postin e Ministrit të Jashtëm

E publikuar: 29/09/2017 08:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca Veriatlantike vazhdon të marrë në konsideratë pozicionet e shteteve anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kështu shefit të diplomacisë kosovare Behgjet Pacollit, i cili ka pak kohë që është emëruar në këtë pozitë, në selinë e NATO’s në Bruksel nuk i njihet ky post për shkak se në mënyrë implicite me këtë do të njihej shteti i Kosovës.

Prandaj në njoftimin e NATO’s rreth takimit, Pacolli përmendet vetëm në kapacitet privat ose më saktë z.Behgjet Pacolli nga Kosova.

Natyrisht, NATO ka një qasje të tillë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm në selinë e NATO’s është pritur nga zëvendëssekretarja gjenerale./Express/