Një person, mesatarisht ka 32 dhëmbë – dhe ne i përdorim ata për të kafshuar ndonjë mollë të shijshme, për të përtypur një copë mishi ose për të formuar tingujt me fjalë të caktuara.
Por çfarë ndodh kur kemi shumë dhëmbë? Ndoshta pesë dhëmbë shtesë? Asgjë e veçantë!
Së paku kështu mendon Vijay Kumar nga India, përcjell Telegrafi, i cili ka 37 dhëmbë në gojën e tij – duke mbajtur kështu rekordin për më shumë dhëmbë në botë.
Sipas Rekordeve të Guinnes, ai ka kaluar rekordin e mëhershëm kur një njeri kishte 36 dhëmbë.
E 27-vjeçari ka qenë gjithmonë i vetëdijshëm për tiparin e tij unik, por nuk e dinte se ishte një rekord botëror. Ai beson se kjo përbën një nga sfidat me të cilat përballet çdo ditë. /Telegrafi/