Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy ka thënë se është i interesuar të luajë jashtë vendit, në ndonjë kampionat larg Evrope dhe jo në Ligën Premier.
Vardy ka pasur një sezon fantastik në vitin kur Leicester City u bë kampion në Angli, dhe sezonin e kaluar pati disa luhatje.
Megjithatë, ofertat në drejtim të sulmuesin anglez nuk kanë munguar asnjëherë, ku shumica kanë qenë nga skuadrat e mëdha të Ligës Premier.
Por, këto oferta nuk janë pranuar nga Vardy dhe Leicesteri, ndërsa tani sulmuesi anglez ka theksuar se një lëvizje në drejtim të MLS-së ose Superligës së Kinës është në agjendën e karrierës.
“Jam kontraktuar me Leicesterin dhe do të shohim sa lartë mund të shkojmë”, ka thënë fillimisht Vardy për The Times.
Vardy duke festuar njërin nga shumë golat e tij
“Gjatë rrugës, mund të ketë një mundësi për të shkuar në MLS ose Kinë”.
“Do të ishte diçka që do të doja të përjetoja”.
“Unë e di se do të përfshijë lëvizjen e familjes përsëri, por kjo do t’u japë atyre një përvojë ndryshe për të parë kultura të ndryshme”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

















