Një burrë ka futur fshehurazi helm vdekjeprurës në produkte ushqimore, veçanërisht në ato të fëmijëve, që janë në shitje në supermarketet gjermane, në një skemë zhvatjeje me qëllim që të fitojë miliona euro, njoftoi policia gjermane. Nuk janë raportuar raste të helmimit deri më tani.
Policia ka thënë se krimineli i dyshuar e ka alarmuar policinë përmes mesazheve elektronike pasi kishte vendosur sasi të helmit në produktet që janë në shitje në disa supermarkete gjermane në fillim të shtatorit, dhe tani kërcënon se do ta bëjë një gjë të tillë në gjithë vendin dhe në vendet tjera në Evropë nëse nuk iu sigurohet atij një pagesë milionëshe, transmeton Express.
“Jemi duke e marrë shumë seriozisht këtë kërcënim”, ka thënë Uwe Stuermer, zv.shefi i policisë në qytetin jugor Konstanz, në një konferencë për media, raporton Reuters.
“Nuk ka arsyeje për panik apo histeri”, shtoi ai.
Policia është në kërkim të një të dyshuari i cili është parë në video të sigurisë në njërin prej supermarketeve në një qytet afër Konstanz, i cili duket të jetë rreth 50-vjeçar. Pamjet janë bërë publike për të ndihmuar në gjetjen e tij.
Policia ka thënë se ka gjetur ushqim të fëmijëve të mbushur me etilenit glikol, një lëng pangjyrë dhe paerë që përdorët për në prodhimin e antifrizit, e i cili mund të jetë vdekjeprurës nëse konsumohet. /Express/

















