Pas raportimit për një shpërthim zjarri në një në një çerdhe në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, policia ka konfirmuar për Gazetën Express se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 15:30 kemi pranuar informaten per nje incident zjarri ne lagjen Arberia. Ne vendngjarje ka dale policia dhe zjarrfikesit. Zjarri eshte lokalizuar menjehere, nuk raportohet per te lënduar”- ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së, për Gazetën Express.
Mësohet se zjarri është shkaktuar nga kabllot e rrymës elektrike, te kutia e siguresave


















