Vlerësohet bashkëpunimi policor Kosovë – Maqedoni

E publikuar: 28/09/2017 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, njofton kumtesa ministrore.

Në këtë takim u bisedua për çështjet me interes të përbashkët në mes të dy shteteve, në veçanti në fushën e sigurisë.

Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan lart bashkëpunimin në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj maqedonase në pikat e kalimit kufitar.

Ambasadori Strashevski me këtë rast ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij, për të vazhduar dhe thelluar më tej bashkëpunimin me Kosovën.