Ministrja Reshitaj takon Ambasadorin Francez Didier Chabert

E publikuar: 28/09/2017 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të Ambasadave të akredituara në Kosovë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dr. Albena Reshitaj, ka takuar sot Ambasadorin Francez Didier Chabert nga i cili pranoi urimet me rastin e marrjes së mandatit si ministre.

Ministrja Reshitaj falënderoi Ambasadorin për kontributin dhe bashkëpunimin e tij me institucionet e vendit në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shteti Francez.

Përveç kësaj Ministrja Reshitaj e informoi Ambasadorin Chabert mbi prioritetet e saj, si dhe për planin e adresimit të sfidave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ministrja dhe Ambasadori u zotuan për vazhdimin e projekteve të bashkëpunimit mbi çështjet e mjedisit posaçërisht ato të ujërave, turizmit të gjelbër dhe mbrojtjes së ambientit.

Zotëri Chabert në fund ri-theksoi mbështetjen e fuqishme Franceze ndaj dikasterit të cilin udhëheq Ministrja Reshitaj./Infosot/